E DREJTA CIVILE

E DREJTA CIVILE

Në kuadër të drejtave civile ofrojmë këto shërbime:

  • Mbulojmë fushën e kompensimit material dhe jo material, të dëmit të shkaktuara në aksidentet e trafikut, lëndime në punë, dhe të ngjashme. Përfaqësimi në kompanitë e sigurimeve dhe institucioneve tjera relevante për këtë fushë, si dhe përfaqësimi në të gjitha instancat gjyqësore në rast te kontesteve
  • Zyra jonë ligjore ka përvojë të gjatë në trajtimin dhe përfaqësimin e fushës së ndjeshme të marrëdhënieve nga e drejta familjare. Posaçërisht në kontestet e zgjidhjes së martesës, besimit të fëmijëve, pjesëtimit dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve.
  • Ofrojmë mbështetje ligjore dhe praktike në çështjet e ndarjes së pasurisë, respektivisht në kontestet e trashëgimisë, me qëllim të evitimit të pasojave të mundshme për shkak të mos njohjes së drejtave dhe procedurave ligjore.
  • Në kontestet e punës ofrojmë këshilla dhe përfaqësojmë në çështjet gjyqësore nga marrëdhënia e punës, në të gjitha rastet kur cenohen apo nuk përfillen të drejtat e punonjësit të garantuara me akte ligjore të vendit dhe ato ndërkombëtare. Po ashtu ofrojmë konsulencë për punëdhënësit me qëllim të krijimit të kushteve dhe rregullave sipas standardeve ligjore.

Zyra ofron konsulencë në të gjitha fushat e së drejtës sipas kërkesave të klientëve.