E DREJTË TREGTARE DHE BIZNESI
Zyra ligjore “Dajzmaili” asiston klientët në regjistrimin dhe krijimin e personave fizik, personave juridikë të njohur dhe lejuar nga legjislacioni Shqiptar, hapjen e degëve, zyrave të përfaqësimit, shoqatave, fondacioneve e qëndrave, ndjekjen e procedurave të licensimit të bizneseve në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë, regjistrimin e markës, patentës etj. Zyra ofron ndihmë juridike dhe financiare në procedura të ndryshme të prokurimit, siç janë: përgatitja e Dokumentave të Tenderit, paraqitja e ofertave, ndjekja e procedurës së ankimit, etj. Gjithashtu, merr përsipër ndjekjen e procedurës së likuidimit/falimentit për shoqëritë në të gjithë fazat e tyre duke ndjekur dhe respektuar me rigorozitet parashikimet ligjore.
E Drejta e Konkurrencës
Zyra ligjore “Dajzmaili” ofron këshilla gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet e ligjit të konkurrencës, përfshirë, por pa u kufizuar në, bashkime dhe blerje, marrëveshje që kanë efekt mbi konkurrencën, sipërmarrjet e përbashkëta dhe ndërmarrjet dominuese, kartelet, dominancën abuzive, ndihmën shtetërore, njoftimin dhe lejimin e përqendrimeve, hetimet sektoriale dhe përfaqësimin e klientëve në hetime nga autoriteti përkatës. Zyra u ofron këshilla klientëve ndërkombëtarë dhe vendas për çështjet antitrust dhe antidumping, duke i ndihmuar ata të identifikojnë dhe të respektojnë kornizën përkatëse ligjore dhe rregullatore që ndikon në aktivitetet e tyre.
Pronësia Intelektuale
Mbrojtja e markës, logos, indikatorit gjeografik dhe dizajn industrial, patentimi, etj- Zyra ligjore “Dajzmaili” mbulon një gamë të gjerë shërbimesh në fushat e brandimit dhe markës tregtare, softuerit, të të drejtave të autorit dhe bazës së të dhënave, emrave të domain, patentave, konkurrencës së padrejtë dhe transaksioneve të pronësisë intelektuale, të tilla si marrëveshje të bashkë-ekzistencës së markave tregtare, marrëveshje ekskluzive / jo-ekskluzive, marrëveshje shpërndarje, franchising, importe paralele, etj. Zyra siguron mbulim për të gjitha çështjet gjyqësore dhe kundërshtuese të lidhura me sa më sipër dhe licencimin, si dhe ofron këshilla për mbrojtjen e markave dhe sekreteve të biznesit, për doganat dhe importet e padrejta, privatësinë dhe publicitetin. Për më tepër, zyra jonë mbulon të gjitha fushat e ligjit të konkurrencës së padrejtë, e cila ka të bëjë me reklama të padrejta dhe çorientuese, përfshirë reklamat krahasuese.
- Përpilim të kontratave nga fusha e pronësisë intelektuale,
• Regjistrimin dhe mbrojtjen e markave tregtare, indikatorit gjeografik dhe dizajnit industrial,
• Regjistrimin e patentave, “Patenta”.
E drejta e autorit – Zyra ligjore “Dajzmaili” mbulon mbrojtjen e të drejtave të autorit në të gjitha fushat e përcaktuara nga ligji, Programet kompjuterike, Veprat audiovizuale, Agjensitë e administrimit kolektive. Gjithashtu, ofron këshilla dhe përpilime kontratash në këtë fushë.
Mbrojtja e Konsumatorit dhe Siguria e Produkteve
Zyra ligjore “Dajzmaili” ofron këshilla ligjore pragmatike për klientët në pothuajse të gjitha çështjet (ushqimore dhe /ose jo ushqimore) që mbulojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë e produktit, duke përfshirë por pa u kufizuar në respektimin e legjislacionit përkatës, praktikat e tregtimit dhe reklamimit, përfshirë praktikat çorientuese dhe agresive, garancitë, sigurimet e produktit dhe keqfunksionimet e produktit përfshirë procedurat e tërheqjes, cilësinë e ushqimit dhe sigurinë.
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Zyra jonë siguron ndihmë ligjore në çështjet që lidhen, por pa u kufizuar, në përpunimin e të dhënave personale dhe sensitive (p.sh. mbledhjen, ruajtjen, shkatërrimin dhe transmetimin), çështjet e transferimit ndërkufitar, të drejtat e subjektit të të dhënave, detyrat dhe përgjegjësitë e kontrolluesve/përpunuesve të të dhënave, si dhe këshilla të përgjithshme për klientët në lidhje me procedurat e njoftimit/aplikimit për autorizim.
Zyra ofron konsulencë në të gjitha fushat e së drejtës sipas kërkesave të klientëve.