E DREJTA E MJEDISIT
Zyra jonë ofron këshilla për projekte, siç janë termocentralet, prodhuesit, pronarët e tokave dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, për të cilat mund të
zbatohet legjislacioni shqiptar për mjedisin. Ndihma jonë përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, procedurat e lejes mjedisore për të gjitha llojet e projekteve që prekin mjedisin (planet e energjisë, tubacionet e naftës dhe gazit, gazit natyral të lëngëzuar, ndërtesat tregtare dhe banesore, menaxhimin e ujit dhe mbeturinave, etj.), kryerjen e dëgjimeve publike, lidhjen me agjencitë shtetërore të shtetit ku përfshihen negociatat dhe trajtimi i mosmarrëveshjeve, si dhe këshillime për shpërndarjen e përgjegjësive. Zyra i kushton vëmendje të vazhdueshme dhe të plotë ndryshimeve në rritje të mjedisit dhe rreziqeve të lidhura me të, në mënyrë që të trajtojë projekte komplekse dhe tu sigurojë klientëve përgjigje të shpejtë mbi kërkesat e legjislacionit mjedisor.
Zyra ofron konsulencë në të gjitha fushat e së drejtës sipas kërkesave të klientëve.